About Me
home | qka ka3 | foto | kontakt | links | ss
Interests

Microsoft prezanton Video Podcast


 Web sajti i ri on10.net është i dedikuar pë gjeneratën e re të interenetit

- Duke tentuar të përhapë popullaritetin e Channel 9 të vet për Developer, Microsoft ditën e hënë ka prezantuar sajtin e i me emrin 10. Cdo ditë në sajtin on10.net do të vendoset video prezentim i ri duke treguar teknologji të reja dhe njerzit të cilët i kriojnë ato. Për dallim nga web sajti Channel 9, këtë sajt nuk do ta mbulojë vetëm Microsoft. Video incizimi i parë promovon KEXP 90.3, një radio stacion i pamvarur i cili strimon sinjal live nëpërmjet internetit. Përdoruesit mund të japin komente të video incizimeve deri sa i shikojnë ato. Sajti përkrahë disa lloje të video formateve duke përfshirë edhe QuickTime. Me ndihmën e web sajtit 10, Microsoft po tenton të ofrohet me gjeneratën e re të interenetit. Në fund të cdo jave, video incizimet do të kombinohen në një film të plotë me ekstra shtesa.


Londra me mbulim të plotë Wi-Fi


Ky projekt duhet të realizohet brenda gjashtë muajve


 - Londra, njëri ndër kryeqytendrat e botës për financa do të ketë rrjetin Wireless nëpër tërë qytetin. Sistemi do të lansohet gjatë javëve të ardhshme në disa vende kyqe nëpër Londër kurse mbulimi i tërë qytetit do të bëhet në gjashtë muajt e ardhshëm. Wi-Fi rrjeti do të instalohet në HotSpot me ndihmën e infrastrukturës së deri tanishme duke përfshirë shtyllat e ndricimit dhe shenjat e komunikacionit cka do të mundësojë rreth 350.000 punëtorë dhe vizitorë me WiFi aparatet e tyre të lidhen në internet deri sa gjenden në rrugë apo dhe në hapsirë të hapur. Kur të instalohet, rrjeti WiFi do të mundësojë secilit që gjendet në qytet të lidhet me internet me ndihmën e laptopave apo wireless PDA aparateve duke përfshirë edhe Blackberry.

Skype 2.0 me video thirje


Verzioni i ri i programit të popullarizuar për VoIP telefonata


- Kur bëhet fjalë për thirjet pa pagesë nëpërmjet internetit me ndihmën e Voice over IP teknologjisë, Skype sigurt prezanton një kompani që udhëheq. Me rreth 26 milionë njerëz që kanë bërë download këtë softver, Skype prezanton aplikacionin më të përdorshëm që ekziston free në internet. Skype është krijuar nga njerëz që janë përgjegjës për fire-sharing të servisit Kazaa. Aplikacioni mundëson lidhje telefonike pa pagesë me PC përdoruesit tjerë të cilët e kanë të instaluar Skype Software. Skype punon në atë mënyrë duke shëndrruar zërin tuaj në paketë të të dhënave digjitale të cilat i dërgon nëpërmjet internetit dhe përsëri i konverton në zë në anën tjetër. Përvec kësaj, tani mund të bëhen edhe video thirrje. Verzioni 2.0 momentalisht mund të përdoret vetëm nga ata që e kanë të instaluar Windows 2000 dhe XP dhe video thirjet vetëm me XP.

Nyxem, më 3 Shkurt fillon fshirjen e fajllave

3 Shkurti mund të jetë një ditë e keqe për përdoruesit e internetit. Shkaktarë për këtë mund të jetë virusi Nyxem i cili do t'i fshijë të gjithë fajllat e Microsoft Office (Word, Excel, Powerpoint, Access), Adobe Acrobat, dokumentat e Oracle dhe datotekat ZIP dhe RAR në kompjuterin e infektuar.

Këto lloje të dokumenteve janë më të përhapurat në mesin e miliardë përdoruesve të kompjuterëve. Ekspertët e sigurisë këshillojnë që nga 3 shkurti t'i skanojnë hard disqet e tyre, në të kundërt do të mbesin pa dokumentet e tyre të rëndësishëm.

Besohet se virusi Nyxem është i njohur edhe me emra të tjerë si Blackmal, MyWife, Kama Sutra, Grew deh CME-24 ka infektuar tashmë qindra mijëra kompjuterë në mbarë botën. Kompanitë e prodhimit të anti-virusëve kanë deklaruar se kanë arritur të parandalojnë një numër të madhë të infeksioneve, por në të njejtën kohë kanë pohuar se tashmë një numër i madhë i kompjuterëve tashmë është infektuar.

BBC shkruan se virusi lajmëron çdo infektim të "sukseshëm" në një web faqe, në të cilën tregohet numri i kompjuterëve të infektuar. Sipas disa ekspertëve të sigurisë numri i të infekrtuarve me virusin W32/Nyxem-D ka arritur tashmë në
510.000 në tërë botën.

Virusi Nyxem përhapet si edhe shumica e virusëve, me anë të emailit i cili i ofron shfrytëzuesit të internetit qasje në materiale pornografike nëse e hap fajllin i cili i është bashkangjitur e-mailit (attachmentin). Me hapjen e e-mailit bëhet edhe ekzekutimi i këtij kodi i cili e infekton kompjuterin, Titulli dhe përmbajtja e e-mailit ndryshojnë nga e-maili në e-mail.

Kur virusi Nyxem arrinë të infektojë një kompjuter, e dërgon vetën në të gjithë e-mailat që gjenden në listën e personit të infektuar, pasta fillon të kërkojë ndonjë kompjuter brenda rrjetit të infektojë. Përveç kësaj, virusi Nyxem tenton që të mos lejojë funksionimin e antivirusëve të instaluar duke mos lejuar azhurimin e versioneve më të reja të anti-virusëve. Disa nga "simptomet" e infektimit me këtë virus janë problemet me miun dhe me tastierën.

Por, rreziku më i madhë i Nyxem fshihet se më 3 të çdo muaji do të fshijë 11 lloje të ndryshme të fajllave: Oracle DMP, Word DOC dokumente, MDB dhe MDE të Acces-it, dokumentet PDF, PPS të Powerpoint, XLS të Excel-it, PSD të Photoshop-it, dhe datotekat e zvogëluara ZIP dhe RAR.

Ekspertët e sigurisë parashikojnë që përdoruesit e internetit do ta pësojnë goditjen e parë më 3 shkurt kur virusi do të aktivizohet dhe të fshijë gjithë dokumentat nga kompjuteri i infektuar.

Këtu gjenden informatat se si duhet larguar virusin Nyxem nga kompjuteri juaj :

http://www.sophos.com/support/disinfection/nyxem.html

Get To Know Me
My address is 123 Any Street, Somewhereville, USA 123123. Let me know if you need to see my portfolio, with examples of my writing and design work.

 



E-mail: johnsmith@coldmail.com
Web Site: www.johnsmith.com